MaqedoniOpinion

BDI-ja, parti me kuota shumë të ulta morali

Shkruan: Arben Labenishti/Nënkryetar i Alternativës

Para dy muajsh, Departamenti Amerikan i Shtetit, e shpalli non grata kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në procese gjyqësore.

Brenda BDI-së s’ka ngelur njeri që mund të kërkojë llogari për këtë.
Epiteti Non Grata, nuk i shkon vetëm Ramiz Merkos, por të gjithë drejtuesve të BDI-së me në krye Ali Ahmetin.

Me këtë formacion politik shqiptarët kishin të shkuar dhe të sotme të nëpërkëmbur dhe pa dinjtet kombëtar e njerëzor.

As struganët nuk e meritojnë Non gratën – Ramiz Merko. As shqiptarët si popull nuk e meritojnë Ali Ahmetin dhe drejtuesit e tjerë të BDI-së.

Kësaj situate, duhet t’i përgjigjemi me mendim kritik konstruktiv dhe projekt me analizë për zgjidhjen e problemeve shqetësuese në rrafshin e interesave kombëtare shqiptare.