May 5, 2024
Opinion

Çka po ndodh me shqiptarët, e përqafojnë armikun, e urrejnë vëllaun?!

Hysen Haskaj
Se egziston urrejtje e madhe brendashqiptare çdo shqiptarë më po e vërenë e shumica edhe po e përjeton.Historikisht shiquar çdoherë kjo mortajë i ka përcjellë shqiptarët. Shumë historijan dhe fytyra eminente të botës së civilizuar e thuan se;”Shqiptarët kanë kujtesë aq të shkurtër sa që pas një kohe të shkurtër armikun e përqafojnë dhe e duan më shumë se vëllaun”
Pa e zgjatë shumë kjo dukuri sa antikombëtare aq edhe antinjerëzore është si pasojë e faktit se ne shqiptarët asnjëherë s’kemi okupuar asnjë popull qoftë ai edhe 10 herë më i vogël në numër se ne.Përkundrazi ne si komb kemi qenë herë tërsisht të okupuar edhe nga popuj më të vegjël se ne si psh malazezët dhe maqedonasit edhe pse si popull autokton nuk kemi mundur t’iu bëjm ballë trysnive okupuese të tyre të cillt edhe kanë pasur krahë të fortë në vëllezrit e tyre si nga feja ashtu edhe nga gjuha. Fakti se nëpër shtetet dhe trojet shqiptare formohen parti të shumta dhe ato miren exkluzivisht me veprime të ndlrsjella antikombltare kryesisht të mbështetura nga shërbimet secrete të robëruesve shekullorë. Eshtë fakt i pamohueshëm se pjesa dërmuese e shqiptarëve për ti hyrë në qejf i vardiset funksionarit joshqiptarë për të kap ndonjë vend pune apo funksion me çka vuloset fakti se shqiptari çdoherë e pranon joshqiptarin -robërues dhe stopan të vetin.Këtë dukuri shumica e atyre pastaj ua bëjnë të zezat e ullirit bashkëkombasve me çka vërtetohet teza se tani ma kemi edhe robëri të dyfishuar për të cilën asnjëherë nuk u gjend formë e kundërvlnies dhe e shporjes nga kjo robëri në katrorë dhe kjo është ajo formë që e vret dashurinë ndaj kombit dhe atdheut ku si formë shpltimi rinija ka zgjedhur ikjen nga trojet stërgjyshlrore ku si pasojë pas një periudhe gjysëm shekulli do kemi edhe asimilim të madh kombëtarë dhe situat amorfe të atdhedashurisë.
Shumë raste gjatë histirisë kanl dëshmuar se shqiptari edhe në momentet kur ka pasur pushtet në mënyrë më njerëzore është sjellur ndaj joshqiptarëve sa sa ndaj vetë shqiptarëve.Kam pasur rastin të takoj njerëz në burg nga Sgqipëria me përkatësi maqedonase e greke dhe ata deklaronin se në kohën e sundimit komunist të Enver Hoxhls i kanë pasur të drejtat njerëzire e kombëtare më të mëdha se vetë shqiptarët-prandaj sot edhe “Levica ” përkulet të varri i diktstorit shwiptarë.Njashtu edhe njerëz joshqiptarë të kohës se periudhës së Shqipërisë etnike të viteve 1941-1943 deklaronin se nuk kanë pasur kurrlfar rreziku nga pushteti i instaluar shqiptarë i asaj kohe bile ka pasur raste kur fashistat gjerman i kanë kërkuar sërbët, malazezezlt, maqedonasit, evrejët dhe të tjerë për ti pushkatu e shqiptarët i kanë strehu dhe fshehur duke rreziku edhe familjet e veta.
Si rrezultat të kltyre dukurive sa antikombëtare po aq edhe antinjerëzore ideologët më të mençur shqiptarë kanë ardh në konkludim se;”ARMIKU MË I MADH I SHQIPTARIT ËSHTË VETË SHQIPTARI-PIKË.(Faik Konica, Fishta etj.etj.etj)
A do munden miqtë amerikan me na shëru nga këto sëmundje të rënda kombëtare unë nuk e besoj.