May 18, 2024
Maqedoni

BDI humbjen e pushtetit për shkak korrupsionit don ta kamuflojë me LEVICËN?!

Është më se e qartë se BDI dal ngadal po përgaditet në opozitë për shkak se nuk shihet si partner i ardhshëm në qeverinë e përkohshme e cila do të formohet ditëvë në vijim.

Shumica e re parlamentare mes VMRO-DPMNE , ASH-AAA dhe BESA tanimë paraqet realitetin e ri politik në qeverisje e re. I gjithë opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm e ka kuptuar se VMRO tanimë si fitues i pushtetit të zgjedhjeve lokale dhe me dorëheqjen e Kryeministrit Zaev i ka të gjitha mundësitë kushtetuese dhe legjitime qe nëpërmjet mandatarit të ri Hristijan Mickovskit të krijojë qeverisjen e re me bllokun opozitar shqiptar ASH-AAA dhe Lëvizjen BESA të cilët numërojnë 15 deputet aq edhe sa ka patur deri tani partia shqiptare e pushtetit BDI.

Ky moment i ikjes se BDI nga pushteti si duket nuk është i pranueshëm lehtë nga funksionaret e BDI të cilët janë funksionar gati për 20 vite. Kjo është edhe arsyea qe BDI dhe eksponentet e tyre nëpërmjet disa “analistëve” mundohen ta defokusojnë opinionin me LEVICËN duke e bartur debatin tek kjo parti dhe jo tek ramja e BDI nga pushteti.

BDI do ta shpëtojë kokën e vetë nëpëmjet Levicës, madje duke sajuar dezinformata të tilla se kjo parti mund te kontestoje Marreveshjen e Ohrit, ate te Prespës Ligjin e Gjuhës shqipe , terheqjen e njohjes se Republikës së Kosovës, ndalesën e Ezanit etj, të gjitha këto spine dhe dezinformata aspak tē besueshme nga cdo qytetar i Maqedonise se Veriut sepse cdo kush e di, se cdo qeveri e re do do të vazhdojë politikat qe jane ne përputhje me realitetin nderetnik dhe përcaktimin ideologjik te shumicës absolutevte qytetarëve qe jane për NATO dhe BE si dhe për marrëveshje ndërfqinjësore me shtetet qe e rrethojnë Maqedoninë e Veriut.

E vërteta është se BDI nuk e ka hallin e Levicës por te humbjes se pushtetit 20 vjecare, të cilën e konsiderojnë si pronë të përheshme dhe te trashiguar, dhe se imagjinojnë jetën e tyre pa pushtet dhe funksione publike.