Në disa lokacione, përfshirë edhe Batincë, policia është në kërkim dhe po tenton arrestimin e një të arratisuri të dyshuar për vepra të rënda penale, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Disa ekipe policore ndodhen në terren në Batinci, vendlindja e të dyshuarit që dyshohet për dy vrasje.
“Pas marrjes së informacioneve paraprake, shërbimet kompetente policore pranë MPB-së sot vepruan në zonën e Shkupit me qëllim privimin nga liria të një personi, për të cilin është shpallur fletarrestim kombëtar dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitetet vazhdojnë në terren me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit me interes të lartë”, njoftojnë nga MPB.
Sipas informacioneve të Telma, ndjekja është ndaj Musa Xhavit, anëtar i klanit Belanoca, i cili është në arrati dhe në muajin korrik ka kryer vrasjen e një banori të Batincës (oficer i ARM-së) për shkak të mosmarrëveshjeve dhe tentativës për ta martuar me forcë vajzën e të vrarit. Më herët, ai dyshohet edhe për një vrasje tjetër.

