Maqedoni

Bastri Bajrami, kandidat i mundshëm i Lëvizjes Besa për Haraçinën

Deputeti aktual i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami do të jetë kandidat për Komunën e Haraçinës.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Arjanit Hoxha për TV21 tha se në lojë janë edhe disa emra tjerë, por për momentin më shumë gjasa ka Bastri Bajrami.

Kujtomë se Bajrami në të kaluarën ka qenë kryetar i Haraçinës.

Deri tani, kandidatë për Haraçinën kanë publikuar LSDM-ja, Milikije Halimin dhe koalicioni ASh-AAA, Naim Sinanin.