May 20, 2024
Kolumna

Mos flisni në emër të tjerëve, por thuani çfarë bëtë ju për komb e për atdhe!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po dëgjojë shumëçka dhe gjithëçka në këtë kohë nëpër shumë tubime partiake në kampanjën zgjedhore. Po dëgjojë shumëçka në kafeane dhe në shumë vende tjera.Disa atdhetarë të vetëshpallur po na i bashkojnë trojet!

Disa po na rilindin e po na lidhin besë, sepse shqiptarët deri më tani nuk na paskën pas besë! Disa po përlinden, disa tjerë po grinden! Disa mendojnë gjoja se do t‘ia kthejnë dinjitetin shqiptarëve në komunën e Likovës e në tërë Maqedoninë Veriore.

Të gjitha këto janë kopalla që i dëgjojmë nga disa heronj të vetëshpallur pas luftërave. Disa e e kanë të mbushur gojën me Luftë Çlirimtare të vitit 2001 dhe!… Po a thua vallë një numër i këtyre heronjve të vetëshpallur pse nuk tregojnë ku ishin dhe çfarë bënë gjatë vitit 2001?…

Në shumë tubime përdoren emra HERONJËSH DHE DËSHMORËSH TË KOMBIT. Lerini more këto kopalla dhe mos tregoni se çfarë bënë të tjerët! Tregoni çfarë bëtë ju konkretisht për komb, për atdhe e për fe! Mos flisni në emër të të tjerëve?! Thuani çfarë bëtë ju për komb, për atdhe! Turp të ju vijë!