Kryesia e SHKASH “Xheladin Zeqiri” zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor me mysafirët tanë nga Kroacia, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor, ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
Në takim morën pjesë: Gentiana Lleshdedaj – kryetare e Shoqatës “Shkëndija”, Emirat Asipi – kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb, Valon Zenuni dhe Nita Aliti, transmeton portali Lideri.mk.
SHKASH “Xheladin Zeqiri” mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunime me shoqata, institucione dhe personalitete që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare.
Mirënjohje për vizitën, miqësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim!/Lideri.mk

