Bujar Osmani ka reaguar lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për shqiptarët, ndërsa ndaj deklaratave të tij ka ardhur kundërpërgjigje nga përfaqësuesi i VLEN-it, Bashkim Hasani, i cili e akuzon për hipokrizi dhe qëndrime kontradiktore, përcjell tetova1

Hasani, përmes një postimi ka kundërshtuar deklaratat e Osmanit, duke rikujtuar rolin e tij në heqjen e mekanizmit të njohur si “Balancuesi”.

Postimi i plotë i Hasanit:

“Vazhdojmë t’ju demantojmë çdo ditë!

I njëjti Bujar që sot sulmon Ligjin për përfaqësim të drejtë, është po ai që si ministër dha dritë jeshile për heqjen e Balancuesit, pa asnjë plan, pa asnjë zgjidhje, pa asnjë përgjegjësi.

Atëherë e hoqi mekanizmin pa ofruar zëvendësim.

Sot flet sikur nuk ka qenë pjesë e problemit.

Kjo nuk është qëndrim, kjo është hipokrizi.

SHQIPTARËT S’JANË VEGËL, SHQIPTARËT JANË LIGJ!”, përfundon Hasani.

Nga ana tjetër, Osmani ka mbrojtur qëndrimin e tij, duke e cilësuar iniciativën për ligjin si një veprim të dëmshëm për shqiptarët në vend.

Postimi i plotë i Osmanit:

“Nga e gjithë përvoja ime politike, dhe duke hequr çdo kalkulim partiak, e them me plot përgjegjësi: miratimi i të ashtuquajturit ligj për përfaqësim të drejtë është tradhti e nivelit të lartë ndaj çdo përpjekjeje të brezave për pozitë të dinjitetshme të shqiptarëve në këtë shtet.”, përfundon Osmani./tetova1.mk/

sqShqip