Kolumna

Bashkësia Islame e Turqisë ndërton xhami në Çair, BDI e keqpëdor për fushatë?

Në mungesë të rezultateve në mandatin e tij 4 vjeçar në krye të Çairit, Visar Ganiu vazhdon të keqpërdorë çdo gjë për fushatë. Kësaj radhe i erdh radha edhe xhamisë në Fushë Topanë, e cila po ndërtohet nga Bashkësia Fetare e Turqisë. Visar Ganiu është takuar “sa për një foto” me koordinatorët e punimeve. Ndërtimi i xhamisë mbulohet plotësisht nga Bashkësia Fetare e Turqisë.

Keqpërdorimi i donacionit turk dhe ndërtimit të xhamisë në Fushë Topanë ka irrituar edhe besimtarët myslimanë në Çair, të cilët komentojnë se Visar Ganiu nuk la gjë pa keqpërdorur vetëm e vetëm për fushatë zgjedhore, duke e ditur se e ka punën pisk në zgjedhjet lokale.