Banorët e Sllupçanit të gatshëm të paguajnë borxhin ndaj EVN-së por jo edhe kamata mbi kamata (Video)
Edhe gjatë ditës së sotme u protestua në hyrje të fshatit Sllupçan kundër vendosjes së njësorëve të rrymês elektrike nga EVN- ja
Hyrjet nga fshati Orizare dhe fshati Vaksincë gjithashtu ishin të bllokuara.
Kryetari i Bashkësisë lokale të fshatit, Selajdin Shahini, në një deklaratë për Televizionin News tha se Banorët e Sllupçanit janë të gatshëm të paguajnë borxhin ndaj EVN-së por jo edhe kamata mbi kamata.
Shahini ka përmendur edhe premtimet e parealizuara për punësim të banorëve të fshatit, që janë shkak shtesë për revoltë.
Protestuesit kërkojnë që paraprakiaht të investohet ne rrjetin elektrik të ulet çmimi i njësorve e të falen borxhet e familjeve me ndihma sociale
Protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardshme.
Vlora Zenuni / Televizioni News