May 3, 2024
Maqedoni

Banorët e Moranës bllokojnë rrugën para stacionit ”Proleçe” kërcënohen me armë

Banorët e fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit kanë bllokuar rrugën para stacionit ”Proleçe” ku thonë se për shkak të kontestit pronësor një person ua ndalon ujësjellësin e fshatit, për të cilin pretendon se ka ndërtuar vetë-njofton Klan M. Banorët thonë se ka patur edhe kërcënime me armë.

Ndërsa nga ana tjetër i apostrofuari Miftari mohon akuzat se ka kërcënuar banorët, duke thënë se ai është sulmuar.

Pas protestës banorët e fshatit Moranë kanë pastruar mbeturinat. /KlanMacedonia/