Shqipëri

Atdhetari dibran erdhi nga Nju Jorku në Tiranë enkas për protestën e 7 korrikut: Shqipëria është në rrezik nga qeverisja e tanishme!

Atdhetari dibran, Ylber Pilku, që jeton dhe vepron mbi 30 vite në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u bën apel shqiptarëve që sa më masovisht të marin pjesë në protestën e titulluar “Shqipëria në Rrezik” që do të mbahet në Tiranë.
Pilku, i cili ka ardhur nga Nju Jorku në Tiranë enkas për të marë pjesë në protestën demokratike të 7 korrikut, thotë se qëllimi i saj është ta shpëtojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Të gjithë shqiptarët janë në rrezik nga ky shtet i korruptuar deri në fyt. Secili duhet të marë pjesë në protestën e 7 korrikut. Ti sot nuk proteston vetëm për vetveten, por edhe për shpëtimin e fëmijëve të tu, nipave e mbesave, nga pastrimi etnik që po i bëhet atdheut. Sot komunizmi është rikthyer në formën e tij më të vrazhdët, prandaj edhe duhet të bëhemi bashkë për ta flakur”, thekson Pilku.

Sipas tij, protesta e 7 korrikut nuk është partiake, por është me karakter kombëtar.
“Në protestë duhet të marin pjesë gjithë shqiptarët, pa marë parasysh a janë demokratë, socialistë, apo të partive tjera pa dallim. Dëmet e kësaj qeverisje kanë prekur çdo shqiptar prandaj gjith së bashku duhet t’i themi stop kësaj politike të dëmshme”, shton veprimtari Ylber Pilku.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ai ka ritakuar mikun e vjetër, kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

“Pata nderin dhe kënaqësinë edhr një herë ta takoj mikun tim Sali Berisha. Unë jam i bindur se ai me mençurinë e tij politike dhe intelektuale do tia dalë ta rrëzojë regjimin e Edi Ramës, ashtu siç diti ta rrëzojë regjimin e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë”, shton Pilku.

Atdhetari Ylber Pilku tani 30 vite është aktiv në veprimtarinë kombëtare duke ngritur zërin në SHBA për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, si dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës e Mal të Zi. Në drejtim të afirmimit të çështjes kombëtare, ai vazhdimisht i ka shfrytëzuar raportet e veta me figura të larta të politikës amerikane, duke lobuar pa ndërpre në çdo instancë të mundshme.