May 14, 2024
Rajon - Botë

Banorët e Gazës do të marin si dhuratë për Bajram një marrëveshje paqësore?

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë përparuar në Kajro pasi është arritur një “konsensus” midis shumë pikave të diskutueshme.

Sipas burimeve egjiptiane, negociatat do të fillojnë në 48 orët e ardhshme.

Si delegacioni amerikan dhe ai izraelit do të largohen sot, me konsultimet që do të vazhdojnë gjatë 48 orëve të ardhshme,, duke shtuar se delegacionet e Katarit dhe Hamasit do të largohen gjithashtu dhe do të kthehen në Kajro pas dy ditësh.

Pas kthimit të tyre ata do të bien dakord për “kushtet e marrëveshjes përfundimtare” bazuar në pikat themelore të rënë dakord tashmë midis të gjitha palëve.

Raundi i negociatave, të cilat po zhvillohen në fshehtësi absolute, u zhvillua mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin egjiptian, me të pranishëm palët në konflikt dhe ndërmjetësuesit.

Më shumë se 10,000 trupa të UNIFIL janë dislokuar përgjatë vijës blu të përcaktuar nga OKB midis Libanit dhe Izraelit, por nuk janë në gjendje të ndalojnë dhunën.

Hezbollahu ka shtuar sulmet e tij ndaj pozicioneve izraelite përtej kufirit dhe ushtria izraelite po përgjigjet me sulme që synojnë pozicione gjithnjë e më thellë në tokën libaneze, si dhe figura të lëvizjes libaneze.

Të paktën 363 persona, kryesisht luftëtarë të Hezbollah, por edhe të paktën 70 civilë janë vrarë në Liban. Në Izrael janë vrarë 18 persona, dhjetë ushtarë dhe tetë civilë.

Zyrtarët e OKB-së vlerësuan se është “e rëndësishme” që të ketë një zgjidhje politike bazuar në “zbatimin e plotë të Rezolutës 1701” të Këshillit të Sigurimit.

Vendimi i dha fund luftës së vitit 2006 midis Hezbollahut dhe përcakton se vetëm ushtria libaneze dhe UNIFIL mund të vendosen në Libanin jugor. Lëvizjet pozitive në negociata vijnë në kohën kur besimtarët muslimanë po përgatitetn për të festuar festën e Kurban Bajramit./abcnews.al