May 14, 2024
Rajon - Botë

Zgjedhet në Mal të Zi, shqiptarët vendimtarë për kryeministrin e ardhshëm

Pakicat kombëtare synojnë të fitojnë 7 deputetë në Parlamentin Republikan

Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike parazgjedhore në këto zgjedhje parlamentare, “Forumi Shqiptar”, Aleanca për Shqiptarët dhe Unioni shqiptar.

Janë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca që konkurrojnë për 81 vende në Parlamentin Republikan.

Roli i shqiptarëve mund të jetë vendimtar pasi Partia Europa Tani e presidentit Jakov Milatovic pritet të marrë 2 të 3 e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shteteror.

Sipas sondazheve, 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtarë që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80 gjithsej, që është numri minimal për qeverisjen e re në Malin e Zi.

Klan News