Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën 1 në fshatin Glumov, sot furnizimi me ujë do të ndërpritet për të gjithë përdoruesit e këtij fshati.
Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza- Shkup pas marrjes së një njoftimi nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime, ndërprerja do të jetë nga ora 00:15 deri në përfundimin e punimeve.