Lajmet e reja

“Ballkani i Hapur”, Vuçiqi pyet Ramën: A ta mbajmë, a ta shtyjmë takimin në Beograd?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit për Klimën. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiq.