May 11, 2024
Maqedoni

“Ballistëve” u ndalohet të marrin pjesë në ndeshjen me KF “Shkupin”

Grupi i tifozëve të klubit të futbollit “Shkëndija”, “Ballistët” kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen me klubin e futbollit “Shkupi”, pasi kjo e fundit u ka kthyer përgjigje negative, transmeton TV21.

Siç bëjnë të ditur “Ballistët”, përgjigja negative nga “Shkupi” ka ardhur “për shkaqe sigurie në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

“Ballistët” kanë kujtuar se kjo gjendje, refuzimi që të marrin pjesë në ndeshje ku luan “Shkëndija”, është për vite me radhë dhe siç thonë, si rezultat i kësaj ka pak tifozë në ndeshje futbollistike.

Njoftimi i “Ballistëve” pa ndërhyrje:

“Ballistët Tetovë 1992” nuk do të jenë prezent në ndeshjen Fc Shkupi – Kf Shkëndija që do të zhvillohet me datë 03.12.2023, përgjigjja e kërkesës që iu dërgua FC Shkupit erdhi negative, për shkaqe sigurie në koordinim me ministrinë e punëve të brendshme na ndalohet udhëtimi.
Tash e sa vite nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë ndeshje, kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, klubet gjithmonë gjejnë arsye për ndalesë.
Në fund të fundit futbolli luhet për tifozë, ndërsa te ne organizatori kryesor (FFM) është kundër futbollit, pasqyrë e gjithë kësaj është prezenca e ulët e tifozëve nëpër stadiume, mirëmbetshi.