Grupi i tifozëve Ballistët Tetovë 1992 ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në marshin e sotëm në Kosovë, i cili po mbahet në Prishtinë me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Përmes një postimi publik, Ballistët kanë dërguar mesazhin:
“KUR THRRET ATDHEU, N’KAM SHQIPTARIJA. Urime Dita e Pavarësisë, liri për çlirimtarët”, duke theksuar përkrahjen për vlerat e Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe për figurat e luftës që po përballen me proceset gjyqësore informon Tetovasot .
Sipas njoftimit, përfaqësues të këtij grupi nga Tetovë janë bashkuar me mijëra qytetarë nga mbarë Kosova në marshin që ka për qëllim të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e pavarur nga ndikimet politike dhe se lufta çlirimtare nuk duhet të vihet në dyshim.
Ballistët Tetovë 1992 theksojnë se prania e tyre në këtë marsh është shprehje solidariteti me popullin e Kosovës dhe mbështetje për çlirimtarët, duke e konsideruar këtë tubim si një moment të rëndësishëm qytetar dhe kombëtar.TS

