May 2, 2024
Shqipëri

Babai që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy djemt e tij

Elvis Halilaj është 50-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në tentativë për të shpëtuar djemtë e tij të mitur.

13 dhe 15-vjeçari ishin futur për t’u larë në plazhin e Vilë-Bashtovës kur i ati detektoi se po kërkonin ndihmë pasi ishin duke u mbytur në det.

Tragjikisht ata të tre gjetën vdekjen teksa dëshmitarët nga vendngjarja raportuan se ka qenë mungesa e rojeve bredgetare dhe vonesa e ambulancës që asistuan në humbjen e tre jetëve.

Trupi i Halilajt ishte i pari që doli në breg.

Mësohet se ai ishte praktikant i fesë Islame, një mysliman i devotshëm e shumë i respektuar në xhaminë e Xhurës.