Kosovë

Babai i njërit nga viktimat në Gjakovë ishte pak larg shtëpisë duke punuar me djalin tjetër (VIDEO)

Dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeçare kanë humbur jetën në fshatin Ujz të Gjakovës, pasi shtëpia e tyre u kaplua nga zjarri.

Gjyshi i tyre ka dalë herët në mëngjes, ndërsa njërin nga fëmijët i cili ka shpëtuar, e ka marrë babai për të punuar pak larg shtëpisë, njofton Klankosova.tv.

Nuk dihen ende shkaktarët e zjarrit, mirëpo sipas dëshmitarëve kjo mund të ketë ardhur për shkak të problemeve të energjisë elektrike.

Sipas dëshmitarëve, njëri nga viktimave iu është gjetur trupi i pajetë matanë dhomës ku ka fjetur, pasi që ai është zgjuar dhe ka tentuar të ikë nga zjarri.