Në Kuvendin qendror, Aleanca për Shqiptarët miratoi listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Kreu i këtij subjekti politik Ziadin Sela tha se në Kuvend kishte debat lidhur me kandidaturën për Komunën e Bogovinës, ndërsa kandidati Albon Xhemaili u zgjodh pas votimit të anëtarëve. Sela tha se emri i kandidatit për Kërçovën do të mësohet ditët në vijim.
“Ne në këto zgjedhje do të garojmë si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ne kemi një marrëveshje edhe me subjektet tjera politike dhe kjo marrëveshje për bashkëpunim është bërë publike. Ashtu siç kishim një ofertë oponentëve tanë BDI-së për përballje drejtpërdrejtë, ata nuk e pranuan këtë marrëveshje dhe imponuan tjetër tempo të garës ne u përgjigjën në të njëjtën formë. Opozita gjithandej qëllim primar ka ta rrëzojë pushtetin, qëllim primar ka të bëjë qeverisje të re”- tha Sela.