Një person nga rajoni i Shkupit është arrestuar për sulm fizik ndaj vajzës së tij të mitur, njoftoi policia.

“Më 05.03.2026 në orën 06:00, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan S.Z. (54) nga një fshat në komunën e Sarajit. Sipas raportit, rreth orës 5 të mëngjesit, ai sulmoi fizikisht vajzën e tij 15-vjeçare në shtëpinë e tyre nën ndikimin e alkoolit, por djali i tij arriti t’i ndante”, njoftoi policia.

sqShqip