June 21, 2024
Maqedoni

Avokati nga Tetova: Jemi të fyer nga deklaratat se ata që shkuan në Kumanovë ishin terroristë

Së fundmi është rikthyer debati në lidhje me ngjarjet e vitit 2015 në Kumanovë, ku u vr anë 18 persona nga palët lu ftuese dhe 28 shqiptarë u dorëzuan te forcat e sigurisë.

Ibrahim Bajrami nga Tetova, avokat në “Rastin Kumanova” thotë në “Debat Plus” se ai dhe shumë qytetarë shqiptarë nga Maqedonia janë ndjerë të fyer nga disa deklarata se “ata që shkuan në Kumanovë ishin terroristë”.

Ai thotë se ata që janë në bu rg apo që u vr anë, janë ish ushtarë të UÇK-së që dhanë shumë kontribut për të drejtat e shqiptarëve.

“Këta njerëz, pjesa dërmuese e tyre kanë qenë njerëzit kryesor të UÇK-së dhe janë flijuar për Kosovën. Këta njerëz ne vitin 2001 kanë ardhur edhe në Maqedoni dhe janë shumë të vlerësuar dhe meritorë për t’u ngritur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Bajrami.

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Arton Demhasaj i cili thotë se ka dy interpretime në “Rastin Kumanova”.

“Është interpretimi juridik dhe ai emocional-nacional. Nëse flasim me gjuhen nacionale ata për ne janë heronj, se të gjitha të drejtat shqiptarët në Maqedoni i gëzojnë falë këtyre djemve. Mirëpo gjuha juridike zyrtare, këta djem i ka dënuar këta njerëz. A pajtohemi ne apo jo, ajo është gjuhë zyrtare juridike e shtetit të Maqedonisë”, ka deklaruar Demhasaj./Telegrafi/