May 22, 2024
Maqedoni

Ja si do përfaqësohet Më mirë për Tetovën në këshillat e ndërmarjeve publike në Tetovë

Lista e pavarur Më mirë për Tetovën që mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë do të përfaqësohet me anëtar nëpër këshillat drejtuese të ndërmarjeve publike që janë pjesë e funksionimitë të Komunës së Tetovës, informon portali “tetova1”.

Hamdi Sulejmani nëpërmjet rrjetit social facebook ka bërë të ditur se kush do jenë përfaqësuesit e “Më mirë për Tetovën ” nëpër këto këshilla.

Në mbledhjen e 3-të të Këshillit të Komunës së Tetovës u votuan edhe anetarët e këshillave drejtues (bordeve) të Ndërmarrjeve Publike të Komunës së Tetovës.

Lista “Më mirë për Tetovën” do të përfaqësohet në 3 ndërmarrje publike si në vijim:
– Ngadhnjim Mehmeti – Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë
– Nasuf Nebiu – Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit”
– Fisnik Shabani – Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” – Tetovë

Përveç këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, Lista “Më mirë për Tetovën” përfaqësohet edhe në komisionet komunale si në vijim:
– Mislim Hasipi – Komisioni për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime
– Florent Bajrami – Komisioni për finansa dhe buxhet
– Elmedina Abdulahi – Komisioni për veprimtari publike
– Hamdi Sulemani – Komisioni për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor

Me pjesëmarrje në Këshillat Drejtues dhe Komisionet Komunale do të kemi qasje në informata të rëndësishme në lidhje me punën e këtyre institicioneve. Kështu, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të angazhohemi për ngritjen e transparencës së institucioneve, vendosjen dhe respektimin e mekanizmave për llogaridhënie, parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme dhe përmirësimin e shërbimeve të institucioneve në fjalë. Ashtu si në këshillin komunal, në këta institucione Lista “Më mirë për Tetovën” do të punojë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Tendenca për ta paraqitur Listën “Më mirë për Tetovën” si një subjekt politik dhe emërimet e mësipërme si punësime partiake është e gabuar në thelb. Kjo, pasi që “Më mirë për Tetovën” nuk është grupacion politik dhe nuk udhëhiqet nga interesat politike — “Më mirë për Tetovën” udhëhiqet nga interesat e qytetarëve.

Ndërsa mbështetësit e saj janë qytetarë të rëndomtë të cilët gjatë zgjedhjeve garonin për t’i përfaqësuar qytetarët në këshillin komunal, kurse tani do t’i përfaqësojnë edhe në kuadër të ndërmarrjeve publike të Komunës së Tetovës. Kjo do të ndihmojë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në këta institucione.