Më 04.08.2026 në ora 12:20 në DPB Gostivar, një grua 34-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se gjatë muajit qershor 2026 është mashtruar dhe vënë në lajthitje nga një avokat nga Gostivari për një shumë prej 800 eurosh, përcjell Pa Censurë. Sipas denoncimit, pas konsultimeve të mëparshme lidhur me një procedim zyrtar, avokati i ka kërkuar të paguajë për pretendim përfaqësimi në një lëndë, për të cilën pas verifikimeve të kryera ka konstatuar se nuk ekzistonte fare. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

