Avionë ushtarakë mbi qiellin e Shkupit
RËMUJË DHE KOLONA KILOMETËRSHE NË AEROPORTIN STENKOVEC
Kolona kilometër dhe për të arritur ne aeroportin e Shkupit Stenkovec.
Fëmijë e të rritur erdhën për të parë nga afër avionët ushtarak që janë aktiv gjatë stërvitjes Swift Respose 22 në poligonin e armatës “Krivollak”.
Ushtarët po u tregonin pjesët e avionëve.
Shumica e qytetarëve u fotografuan.
Të tjerët u njoftuan me profesionin ushtarak dhe mënyrat për punësim në Armatë.
Në Ditën e hapur morrën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Gjithashtu morrën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e SHBA-së Kejt Bërns dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Glovej.
SLLAVJANKA PETROVSKA MINISTRE E MBROJTJES
“Kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme për të shfaqur gatishmërinë tonë se në çdo moment të rrezik të gjithë janë të gatshëm për të ndihmuar”.
KEJT MERI BËRNS AMBASADORJA E SHBA-VE
“U bënë dy vite që kur Maqedonia është anëtare e NATO-s ndërsa me këtë u sigurojmë qytetarëve një të ardhme të sigurtë”.
REJÇELL GALLOVEJ AMBASADORE E BRITANISË SË MADHE
“Atë që sot mund të shohim avion të ndryshëm luftarak është pasqyrë e gatishmërisë së NATO-s dhe mënyra se si funksionojmë ne së bashku”.
Nën qiellin e Shkupit fluturuan avionët e ekipit A-10 Thunderbolt II dhe F-16./KlanMacedonia/