Diaspora

Avancohet organizimi i shiptarëve në Filadelfia të SHBA-ve

TAKIM I SUKSESSHËM ME BIZNESIN SHQIPTAR NË FILADELFIA

Bujar Gjoka

Pas festimeve të suksesshme e madhështore të festave që u zhvilluan 6 muajt e fundit në shoqatën “Bijtë e Shqipes” Filadelfia erdhi dhe monenti I shumëpritur për të gjithë -rikonstruksioni i godinës së re të shoqatës. Pas marrjes së lejes së ndërtimit u bë një takim më biznesin shqiptar për shkëmbim mendimesh e marrje përsipër të punimeve sipas mundësisë e dëshirave qe kishte secili biznes. Nuk dua të zgjatem në këtë takim pasi një përmbledhje rreth këtij takimi është shkruar e pasqyruar në gazetat shqiptare “DIELLI” e “ILLYRIA” në New York dhe në FB e shoqatës. Dëshiroj të vecoj detyrën kryesore që u parashtrua në atë takim e cila ishtë dhënia e mundësisë të gjithë bizneseve e komunitetit shqiptar për të kontribuar në këtë project shumë të rëndësishëm per komunitëtin shqiptar në Filadelfia. U mendua që si fillim të vijohet më një mbrëmjë me biznësin shqiptar në Filadelfia dhe zonat përreth për mbledhjë fondesh financiare dhe pastaj te vijohet më një fushata fond-mbledhëse më të gjithë komunitetin shqiptar dhe me miqtë e dashamirësit e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia.
Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” u angazhua seriozisht në njoftimin e bizneseve shqiptare për të marrë pjesë në këtë mbrëmje. Përvec ftesës së bërë ne FB kryesia e shoqatës u angazua totalish në dergimin e ftesave cdo biznesi në vecanti. U derguan ftesat në në mënyrë elektronikë tek 180 biznese shqiptare ne Filadelfia por duhet theksuar që shumë të tjerë mbetën pa u njoftuar për mungesë informacioni dhe kohës së shkurtër. Për këtë u kërkojmë ndjesë të gjithë bizneseve qe nuk patëm mundësi për ti kontaktuar direkt.

Duke u nisur nga koha e shkurtër e njoftimit, angazhimet që kanë një pjesë e mirë e bizneseve në fushën e restaurantëve dhe angazhimeve familjare duhet theksuar se pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Njëkohësisht duhet theksuar mbështetja e madhe dhe kontributin që po ofrojnë bizneset shqiptare për ta bërë sa më parë funksionalë këtë qëndër.
Në hapjen e mbrëmjes Kryetari I Shoqatës falenderoj të gjithë të pranishmit për pjësëmarrjen e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë veprimtarive të shoqatës dhe shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia. Një falenderim i vecantë u bë:
– Për të gjithë ata që dhuruan fonde financiare për blerjen e godinës,
– Per të gjithë anëtarët e komunitetit që kanë dhuruar fonde financiare per blerjen e bazes materiale për ta bër këtë godinë të sigurt për të punuar “safe building”.
– Për të gjithë ata persona e biznese që kanë punuar deri më tani në këtë godinë.
– Për ato familje që me dashamirësinë për të qënë pjesë në rikonstruksionin e kësaj godinë kontribuan me ushqim, pije e materiale për personat që punuan fizikisht në këtë godinë.
Për të evidentuar punën e ndihmën e dhënë deri më tani si dhe për të bërë një transparence të plotë financiare, kryesia e shoqatës kishte përgatitur e pasqyruar në një tabelë listat emërore me shumat financiare për të gjithë kontribuesit; listë emërore dhe orët e punës vullnetare që ka bërë secili deri më tani. Ne nje tabele tjetër ishin paraqitur foto nga objekti kur u bë blerja, foto të realizuara gjatë punimeve; foto nga puna e bërë deri më tani si dhe projekt preventivi për punimet që do të kryhen.

Gjatë mbrëmjes u bë prezantimi I secilit biznes pjesëmarrës, puna që ato kanë bërë dhë po bëjnë në ndihmë të komunitëtit, kontributin që ato japin në rritjen e imazhit te komunitetit tonë këtu në Filadelfia. Të pranishmit theksuan domosdoshmerinë e rritjes së bashkëpunimit brenda komunitetit tonë dhe të ndihmës reciproke.
Nisur nga interesi i treguar nga bizneset dhe anëtarët e komunitetit tonë ne jemi të bindur se shumë shpejt godina e re e shoqatës do të gjallërohet nga zërat e ëmbel të nxënësvë të shkollë shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia; aty do të flitet shqip, këndohet shqip dhe do të kërcehen vallet e bukura shqipëtare, aty do të kemi flamurin dhe simbolet tona kombëtare; aty do të organizohen panaire për traditat e guzhinën shqiptare; aty do të zhvillohen shumë e shumë veprimtari me karakter kombëtar, letrar, kulturor etj.

Në këtë mbrëmje fundmbledhëse u mblodhën në total $ 29,400. Shumë biznese që nuk ishin të pranishëm dërguan kontributin e tyre dhe disa të tjerë premtuan për të bërë kontributin e tyre së shpejti.

Ne si shoqatë kemi premtuar transparence të plotë për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet që do të kryhen për rikonstruksionin e godinës së re. Për të gjitha dhurimet do të bëhen publikohen listat me emrat e bizneseve/dhuruesve dhe shumat përkatese në faqen e Facebook-un e shoqatës dhe në ambjentet e shoqatës. Për personat që nuk kanë deshirë që tu publikohet emri ne do të vendosim shumën financiare dhe emri do të jetë anonim.

Bëhuni dhe Ju pjesë e këtij mision fisnik duke dhuruar sipas mundësisë që ju keni.
Ju faleminderit. Kontributin për godinën e re mund të bëni duke bërë pagesë ne FB në linkun https://facebook.com/donate/591693139336960/
ose duke bërë pagesa me check ose para cash tek godina e shoqatës, ose nëpermjet aplikacionit “Venmo” për Bijtë e Shqipes Philadelphia ose online në llogarinë e shoqatës “Bijte e Shqipes”, të cilën do ta gjeni lehtësisht në WEB-in e saj https://bijteeshqipes.org/donacion/

Në fund të mbrëmjes u realizuan dhe disa foto që do të mbeten kujtim për të gjithë pjesëmarrsit.

Bujar Gjoka
Kryetar I Shoqatës