Duke numëruar projektet që janë realizuar dhe pritet të realizohen në të ardhmen në rajonin e Tetovës dhe jo vetëm, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski, tha se vitin e ardhshëm pritet që të fillojë asfaltimi I kilometrave të parë të autostradës Tetovë-Gostivar që realizohet në kuadër të korridorit 8. “Mirë është duke shkuar realizimi I ndërtimit të autostradës Tetovë-Gostivar. Është autostrada që e ka filluar kjo qeveri, janë zgjidhur të çështjet e eksproprijimit, tash zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me dislokimin e ujit, poashtu nuk duam që t`a ndajmë popullatën nga njëra ose tjetra anë, prandaj paralelisht punohet edhe në ndërtimin e mbikalimeve dhe urave, dhe nëse vazhdojmë me këtë dinamikë vitin e ardhshëm do të shohim kilometrat e parë të përfunduar dhe në vitin 2028 tërësisht do të përfundohet autostrada Tetovë-Gostivar dhe kjo më bën të ndihem krenar”, deklaroi Nikolloski.

Krahas kësaj, Nikolloski tha se bashkërisht me Bashkimin Evropian në kuadër të planit të rritjes dhe zhvillimit punohet për dokumentacionin për lidhje hekurudhore të Shkupit me Tetovën dhe Gostivarin në fazën e parë dhe faza e dytë lidhje me Kërçovën dhe faza e tretë lidhja me Ohrin, Strugën dhe Shqipërinë. “Ideja ime është që të bëjmë një ndërlidhje të qyteteve me hekurudhën, me çka do të lehtësohet dukshëm komunikacioni por edhe do të ulë ndotjen. Intensivisht punohet në këtë projekt dhe shpresoj që vitin e ardhshëm do të mund të shohim edhe punët e para konkrete dhe pas disa vitesh të mund të shkohet për gjysmë ore nga qendra e Tetovës deri në qendër të Shkupit. Ju e dini se aktualisht punohet për hekurudhën brenda Shkupit dhe kjo do të ishte vazhdim i atij projekti”, deklaroi Nikolloski.

Ndërkohë, lidhur me rrugën Tetovë-Prizren, Ministri Nikolloski është shprehur se edhe në atë projekt punohet dhe aktualisht është duke u projektuar tuneli dhe pas projektimit do të kërkohen mjete për realizimin e kësaj rruge. “Për sa i përket rrugës Tetovë-Prizren, punojmë në këtë projekt, pra është një marrëveshje që e kemi nënshkruar vitin e kaluar me Republikën e Kosovës. Fakulteti i makinerisë tashmë projektin themelor e ka përfunduar, flas për pjesën tonë të projektit, janë kërkuar dokumentacione shtesë për tunelin, gjatësinë e tunelit dhe pikën e bashkimit. Ne ato informacione I kemi dorëzuar duke patur parasysh se do të ketë një tunel të gjatë, pra një nga tunelet më të gjatë në shtet, tash punohet në projektimit e tunelit, pra tunelet janë më të komplikuara si punë ndërtimore dhe pasi të bëhet projektimi i tunelit menjëherë do të fillojmë me sigurimin e mjeteve dhe do të bëjmë një prezantim të projektit bashkërisht me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami. Komuna e Tetovës përmes Ministrisë së Lidhjeve dhe Transportit realizon projekte infrastrukturore në vlerë rreth 420 milion denarë, tha ministri Nikollovski gjatë lëshimit në përdorim të rrugës “Shtipska” në Tetovë duke nënvizuar edhe shkalla e realizimit të këtyre projekteve është e lartë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami falënderoi Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve për përkrahjen e projekteve infrastrukturore për komunën e Tetovës. (koha.mk)

" "
sqShqip