April 26, 2024
Ekonomi

Aspekte mbi tejkalimin e mungesës së fuqisë puntore

Duke e ndjekur situatën e zhvillimit ekonomik nga rethanat e krijuara në ekonominë e vendit, evidente ështe se në sektorin e prodhimtarisë ndjehet dukshëm mungesa e fuqisë puntore,dhe si shkas mundet të vijë deri te ngecja e proçesit tekniko-teknologjik si dhe vazhdimësia e zhvillimit ekonomik.
Rethanat e krijuara duhet të vihen në mbikqyrje,sepse do të ndikohet negativisht te parametrat e indeksit të paraparë nga Banka Qëndrore mbi koeficientin e ritjes ekonomike për vitin 2023.
Ngecja e prodhimit indirekt do ta ulë BPV, kjo dukuri nuk do të jetë e pelqyeshme as për proçesin e hapjes së negociatave për antarsimin e vendit në UE-në.
Instituti për zhvillim ekonomik,jep mendimin publik se si do duhet të veprohet në situatat e ndikuar nga rethanat aktuale.
Për arnimin e mungesës së fuqisë puntore te kompanitë prodhuese, duhet që të meren puntorë nga administrate shtetrore,e cila gjithashtu është e stërngarkuar,të lirohet administrata dhe administratorët shtetror të punsohen në sektorin privat te kompanitë prodhuese.Me kusht që shteti të participoje me pjesmarje në rogat dhe kontributet tjera të cilat janë obligime ligjore pë punsimin e puntorëve.
Mendojmë se edhe kritikat nga UE-së,mbi stërngarkimin e administrates do të minimizohen,edhe do të tejkalohet mungesa pë fuqinë puntore.

Tetovë : 16.Janar.2023