April 29, 2024
Maqedoni

Asnjë nga afganët e ardhur nuk ka kërkuar azil në Maqedoninë e Veriut

Nuk kemi raste të kërkesave për azil politik, por gjithsesi në pajtim me ligjet ndërkombëtare që janë pranuar tek ne, do t’i shqyrtojmë këto aktivitete. Të gjithë persomat të cilët jemi përgatitur t’I presim dhe për të cilët kemi dhënë vërtetim se jemi të gatshëm t’I pranojmë, do ta fitojnë statusin e qëndrimit të përkohshëm prej 90 ditësh përmes dhënies së vizës gjatë qëndrimit tremujor, edhe pse disa prej tyre kemi paralajmëruar se largohen menjëherë, disa për 10-15 ditë ose ngjashëm. I tillë është statusi juridik gjegjësisht në dokumentin e tyre vendoset vizë me kohëzgjatje prej 90 ditësh. Do të thotë, këta janë persona me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është marrëveshja e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve se çfarë statusi do të kenë personat të cilët në vend do të vijnë nga Afganistani, nëse do të jenë refugjatë, azilantë…

“Pse ne për kokë banori do të pranojmë më shumë humanist, paqeruajtës, aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë, staf lokal të KB-së, të NDA-së, të IRI-it dhe të shumë organizatave për të drejta të njeriut, të drejta dhe demokraci dhe ngjashëm, me siguri për shkak se kemi zemër më të madhe se të gjithë të tjerët aktualisht, me siguri për arsye se rajoni ynë ka kaluar trauma të beta në të kaluarën e afërt, më afër prej të gjitha vendeve, dhe e dimë se sa e rëndësishme është ndihma kur dikush do ta shtrijë dorën, të ndihmojë, veçanërisht për atë se me të vërtetë i dimë pasqyrat fundamentalist që do të thonë marrje e jetës, të gjitha skenat trishtuese që I kemi pare, janë me qëllimin përfundimtar, nënvizoi, ta shtrijmë dorën dhe të ndihmojmë”, theksoi Zaev.

Theksoi se Qeveria nuk ka kurrfarë paragjykimesh, t’i sjellë të gjitha vendimet e domosdoshme, ofertat dhe ta shtrijë dorën dhe të marrë pjesë në mission humanitar në Afganistan.

Theksoi se shpemzimet do t’I mbulojnë organizata përkatëse, SHBA, organizatat joqeveritare, si NET, Fondacioni Shoqëri e hapur, IRI,…

“Por, kjo nuk do të thotë se nëse duhet të mbulojmë diçka ne do ta mbulojmë. Deri më tani i bartim shpenzimet e transportit deri tek hotelet, të vaksinës, të testit PCR, të ofertave për kontroll falas shëndetësor dhe gjithsesi nëse ka nevojë për aktivitete të tjera”, deklaroi kryeministri Zaev në konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.