Maqedonia e Veriut nuk është në progres, por në vendnumërim. Pa datë për anëtarësim, pa hapje reale të klasterit të parë, pa lëvizje serioze që nga raporti i fundit. Ndërsa Mali i Zi prin dhe Shqipëria ecën përpara, kjo qeveri e VLEN-it na ka lënë në fund të tabelës, me fjalime boshe dhe fotografi për Facebook.

VLEN premtoi Evropë, por solli stagnim. Premtoi dinjitet për shqiptarët, por solli nënshtrim politik. Premtoi ndikim në qeveri, por sot as raportet evropiane nuk ua fshehin dot dështimin. Kur vendi mbetet pa progres, përgjegjësia nuk mbulohet me propagandë. VLEN nuk është zëri i ndryshimit, është vula shqiptare mbi dështimin e kësaj qeverie

sqShqip