ASH: Lagja e Trimave ishte proces i montuar politik-policor
9 Maji i vitit 2015 dhe procesi i montuar politik, gjyqësor e policor siç është ai i rastit të Kumanovës, lufta e përgjakur në Lagjen e Trimave.
Enigma e këtij rasti, e cila ndodhi në kulmin e zbulimit të përgjimeve të funksionerëve politik të përfshirë në krim dhe korrupsion, flet shumë se ai proces ishte i montuar dhe i orkestruar pavarësisht se nuk përfundoi ashtu siç e kishin paramenduar porositësit. Edhe pas shqiptimeve të qindra viteve burg, të anëtarëve të grupit të Kumanovës, sot e kësaj dite kjo Qeveri LSDM -BDI nuk ka ndërmarrur asnjë hap konkret për të inicuar një hetim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i Keyministrit Zoran Zaev.
Ndërsa BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me VMRO-DPMNE dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u burgosën shumë shqiptar me burg të përjetshëm. Ndërsa, ne sot e kësaj dite nuk e kuptuam se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me viktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Sot kur jemi tek data 9 Maji, i bëjmë apel kësaj qeverie që o ta integrojë vendin në BE, ose ta pranojë që është e paaftë dhe të dorëhiqet, sepse qyetarët pa fajin e tyre po ngelin jashtë alternativës së tyre të vetme siç është Bashkimi Evropian.
Sot poashtu i bëjmë thirrje kësaj qeverie që të fillojë të kërkojë një asistencë ndëkombëtare nga shtetet e BE për t’i zgjidhur të gjitha proceset e montuara politike, ku bën pjesë edhe rasti i Kumanovës. Liderët maqedonas para se të flasin për rastin e 27 Prillit dhe të bëjnë pazare politike, le ta kthejne kokën prapa dhe të japin përgjigje sesi ndodhi rasti i Kumanovës dhe rastet tjera politike ku në vazhdimësi janë burgosur dhe vrarë shqiptar të pafajshëm.
Aleanca për Shqiptarët
09.05.2021