May 5, 2024
Maqedoni

ASH: Gjykatësit e prokuroria duhet të mbajnë përgjegjësi bashkë me ata që montuan rastin “Alfa”

Aleanca për Shqiptarët, në konferencën e sotme tha se për vdekjen e Rexhail Qerimit i burgosur për rastin “Alfa”, duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e montuan këtë rast dhe të thirret seancë urgjente, shkruan Alsat.

“Gjykatësit e prokuroria duhet të mbajnë përgjegjësi bashkë me ata që montuan këtë rast, urgjentisht të thirret seanca dhe më në bazë të ekspertizës së pavarur të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”, si dhe të dëmshpërblehet familja Qerimi, edhe pse nuk ka çmim që u’a kompenson humbjen dhe dhimbjen. Ky rast dëshmoi edhe njëherë nevojën për atë që ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi kërkuar prej në fillim, revizion ndërkombëtarë për të gjitha rastet e montuara dhe vet sistemit të drejtësisë”, thanë na Aleanca për Shqiptarët.

Ata gjithashtu thonë se në burg nuk ka pasur ekip mjekësor dhe auto ambulancë dhe i ndjeri është dërguar në spital me veturë të policisë. Kjo nuk është një vdekje e zakonshme qoftë edhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka disa shkaqe, qëndrimi padrejtësisht në këtë burg, kushtet dhe trajtimi ne burgje, mungesa e kujdesit dhe trajtimi mjekësorë etj. /Alsat.mk