July 2, 2024
Maqedoni

ASH cakton koordinatorët e shtabave në zonat zgjedhore

Në kuadër të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale dhe ato Parlamentare, Aleanca për Shqiptarët ka caktuar koordinatorët e shtabeve të pesë zonave zgjedhore.

Në njësinë zgjedhore 6 janë caktuar Vjollcë Berisha dhe Berat Jakupi, në njësinë zgjedhore 5 Remzi Mehmedi e Idri Istrefi, në njësinë zgjedhore 3 Halit Ferati, në njësinë zgjedhore 2 Driton Nebiu e Izeir Memedi dhe në njësinë zgjedhore 1 Naim Bajrami dhe
Ruzhdi Hajrullahi.

Shef i shtabit të përgjithshëm të ASH-së paraprakisht u zgjodh Tiron Jajaga.