April 28, 2024
Maqedoni

ASH: Avokati i BDI-së ju bën presion mësimdhënësve, duke keqpërdorur fëmijët

Avokati i BDI-së, Naser Ziberi qenka urdhëruar sot që të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë. Pasi mashtroi shqiptarët se do të jetë kryeministër i parë shqiptar dhe pastaj si shpërblim uzurpoi postin e Avokatit të Popullit, tash po bëhet Avokat i Qeverisë dhe partisë. E pyesim publikisht, ku ishte ai t’i mbrojë fëmijët kur Qeveria dhe MASH nuk siguronin pajisje, tableta dhe internet për mësimin onlajn, ku ishte kur fëmijët shqiptarë në shumë vendbanime kërkonin paralele dhe detyroheshin të mësojnë në gjuhën maqedonase, ku ishte kur profesoresha Besiana Mehmeti dhunonte dhe kërcënonte studentët?
I bëjmë thirrje Avokatit të BDI-së që urgjentisht të heq dorë nga ky mision i turpshëm dhe i dështuar, por të kërkojë llogari nga partia e tij se ku e kanë premtimin për 600 euro pagë për arsimtarët.

– Aleanca për Shqiptarët –