May 5, 2024
Maqedoni

Asani: Departamenti i ITSHKSH në Manastir do të mbajë emrin e familjes Qiriazi

Me Oliver Qiriazin na bashkon lavdia e një familje fisnike shqiptare nga Manastiri dhe ardhja jonë në Qytetetin e Alfabetit shënon vazhdimin e një rrugëtimi që kjo familje e kishte nisur para më shumë se 100 viteve. Me themelimin e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Manastir, që do të mbajë emrin e familjes Qiriazi, ITSHKSH do të rikthejë lavdinë e Manastirit dhe Pellagonisë gjatë gjithë historisë, ku kontributi i Qiriazëve dhe familjeve tjera bujare nga ky rajon, ishte tepër i qenësishëm për zhvillimin tonë arsimor e kombëtar. Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Manastir, që do të jetë pjesë edhe Oliver Qiriazi, përpos që do të nxjer në pah të pathënat e Familjes Qiriazi, gjithashtu do të heqë pluhurin e harresës nga shumë ngjarje e vende të këtij rajoni, të cilat tash e tutje do të kenë një trajtim më të përkushtuar shkencor. Me këtë dhe departamenet tjera të posahapura, ITSHKSH synon të shtrijë fushëveprimin e vet në një rrafsh më të gerë hapësinor e kohor./Skender Asani