May 16, 2024
Maqedoni

Taravari: Edhe dje jam takuar me Ali Ahmetin, nuk shoh asgjë tragjike këtu! Vetëm me “Levicën” nuk komunikojmë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se nuk sheh asgjë tragjike në takimet e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan TV21. Taravari tha se në takimet e rastësishme me Ahmetin nuk është folur për ndonjë temë, por që takimet kanë qenë me rastin e kremtimeve të ndryshme.

“Jemi takuar edhe të premten, rastësisht, pa plan, edhe dje jemi takuar. Nuk shoh asgjë tragjike këtu. Unë edhe kur ka pasur takime pa kamera, kam insistuar nga ekipi i PR që të tregohet sepse nuk fshehim asgjë. Ne komunikojmë me të gjitha partitë politike, edhe maqedonase edhe shqiptare, përveç me Levicën, me të gjithë të tjerët kemi komunikim të rregullt dhe do të vazhdojmë”, theksoi Taravari./tv21.tv