October 18, 2024
Showbiz

As Edi Rama nuk i reziston këngës së re të Fifit, kjo e fundit mbetet gojëhapur kur sheh videon e kryeministrit me këngën “Diell”

Ditën e sotme (e martë), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video të bukur nga Valbona.

Ai ka shfaqur bjeshkët me dëborë, të cilat i kanë dhënë një pamje magjike Valbonës në këtë kohë.

Rama e ka shoqëruar videon me këngën më të re të Fifit, e cila mban titullin “Diell”, dhe është kompozuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Kënga e cila është incizuar në studion e Threedots, u publikua në versionin demo pas daljes së Fifit nga shtëpia, duke arritur një dëgjueshmëri të madhe.

Me të parë që kryeministri shqiptar ka publikuar një video me këngën e saj, Fifi e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory videon.

“Pa fjalë”, ka shkruar kantautorja nga Kosova në mbishkrimin e videos, ndërsa ka etiketuar kryeministrin Edi Rama.

Fifi përndryshe ka qenë një prej emrave më të komentuar në media rozë muajve të fundit, për shkak të prezencës dhe qasjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP.