Një arushë është vërejtur duke u ngjitur në tarracën e një shtëpie në fshatin Otunjë të Tetovës, ku ushqimi ishte lënë në tavolinë. Sipas Tetovo Info, nikoqirët ishin brenda shtëpisë, ndërsa dera e tarracës ishte e mbyllur, kështu që ata arritën ta filmonin dhe fotografonin ariun, transmeton Portalb.mk.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Videoja e publikuar tregon ariun duke u ngjitur në tavolinë dhe duke ngrënë nga një pjatë me ushqim. Pak më vonë, pasi i vuri re personat, ikën me vrap.


Sipas medias, këtë verë në fshatra të tjerë të Tetovës, si Setole dhe Jedoarce, shembuj të ngjashëm të vizitave nga arinjtë u regjistruan në kamerat e mbikëqyrjes, të cilët, në kërkim të ushqimit, lëvizin nëpër fshat, shkatërrojnë koshere bletësh, etj.

Ky nuk është shembulli i parë i pranisë së arinjve në fshatrat në zonën e Malit Sharr. Vitin e kaluar, u raportuan disa sulme nga arinjtë dhe ata shpesh mund të shiheshin përgjatë rrugëve.

Rasti i fundit ishte në korrik të këtij viti kur një grua 41-vjeçare nga fshati Siniçan i Tetovës u sulmua nga një ari ndërsa ecte përgjatë një rruge pyjore në zonën e fshatit.

Më herët në shkurt të këtij viti, një adoleshent rreth 15 vjeç u ndoq nga një ari për dy orë në zonën e fshatit Krapa në komunën e Makedonski Brodit. Fëmija nuk u sulmua ose u lëndua drejtpërdrejt nga ariu dhe arriti të shpëtonte, por ra duke ikur, kur po kthehej në vathë, pra në shtëpi në fshat, së bashku me kopenë e deleve.

sqShqip