Artistja shqiptare Anila Aliu ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Ajo është nderuar me një “Citation”, një mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut, duke vlerësuar kontributin dhe arritjet e saj në fushën e artit.

Përveç këtij vlerësimi, ajo ka mbajtur edhe një fjalim përkrah liderëve amerikanë, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në një platformë të rëndësishme ndërkombëtare.

Një tjetër dëshmi se talenti shqiptar po vlerësohet gjithnjë e më shumë në botë. Urime dhe suksese të mëtejshme!

sqShqip