Arsimi ka qenë dhe mbetet themeli i ekzistencës së një populli. Ai është drita që ndriçon rrugën e lirisë, dinjitetit dhe përparimit. Dijetarët ndër shekuj e kanë krahasuar dijen me diellin dhe jetën me tokën, duke theksuar se ashtu si toka nuk do të kishte vlerë pa diellin, as shoqëria nuk ka të ardhme pa diturinë.
Ky shkrim i kushtohet grevës së urisë të vitit 2003, një akt i madh sakrifice dhe qëndrese qytetare, përmes së cilës u hapën paralelet shkollore në objektin e kompanisë ZIK, në kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit shovinist të strukturave sllavo-karpatiane, të cilat për vite me radhë mohuan të drejtën elementare të shqiptarëve për arsim në gjuhën amtare.
Në këtë objekt u hapën paralelet e arsimit të mesëm:
Gjimnazi, Ekonomia, Teknikja, Bujqësia dhe Mjekësia.
Këto paralele nuk ishin vetëm klasa mësimi, por simbol i rezistencës, guximit dhe vendosmërisë për dije.
Duhet rikujtuar se në Kumanovë, gjatë viteve 1981, 1988, 1993, 1994 dhe 1995, shkollat shqipe u mbyllën dhunshëm nga pushteti shovinist sllavo-serbo-maqedon, me qëllim të zhdukjes së arsimit shqip dhe zbehjes së identitetit kombëtar.
Për fat të keq, edhe sot, disa historianë dhe shkrimtarë e shtrembërojnë historinë, duke ngritur vlerën e tyre personale mbi të vërtetën, ndërsa grupi i grevistëve të urisë, i cili në atë kohë tronditi opinionin vendor dhe ndërkombëtar dhe u pasqyrua në gazetat e kohës, ka mbetur jashtë kronikave zyrtare dhe pa vlerësimin e merituar.
Por historia e vërtetë nuk shuhet. Ajo jeton në ndërgjegjen e popullit dhe në suksesin e brezave që u arsimuan falë asaj sakrifice.
Uroj dhe besoj fuqishëm që të rinjtë, nxënësit, studentët dhe të gjithë dashamirët e arsimit të vazhdojnë rrugëtimin drejt dritës së dijes, duke mos harruar kurrë ata që sakrifikuan gjithçka për këtë të drejtë themelore.
Sepse arsimi nuk është privilegj –
arsimi është dritë, dinjitet dhe e ardhme.
Në emër të Grupit Grevist të Urisë – 2003
Idriz SinaniARSIMI ËSHTË VENDI KU SHKËLQEN DRITA E DIJES

Në emër të Grupit Grevist të Urisë – 2003 Idriz Sinani
28.12.2025 Kumanovë