April 30, 2024
Maqedoni

Arrijet marrëveshja: “Parqe e Gjelbërime” shkon për një aktivist nga Dizhoni, ndërsa drejtori i Komunalecit do të jetë nga Serova ose nga Gazi Baba

Dje kandidati për kryetarë të komunës së Çairit Bekim Sali, pati një takim me kandidaten e pavarur për qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Siç marrim vesh, arsyeja e këtij takimi trepalësh (VMRO-ASH-AAA) ishte që të dakordohen drejtoritë që do ti marrë koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas fitores së Danella Arsovskës në qytetin e Shkupit. Nga njerëz të afërt me kandidatin Bekim Sali thuhet se tashmë janë marë vesh që ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” dhe ndërmarja “Komunalec” ti takojnë koalicionit ASH-AAA. Ne arritëm të marim vesh edhe se në takim kanë folur edhe për emrat, me çrast dakordimi i përgjithshëm është që drejtori në “Parqe dhe Gjelbërime” të jetë një kuadër i Alternativës ose Aleancës nga Dizhoni, ndërsa për drejtorinë e Komunalecit janë në garë Serava dhe Gazi Baba, varësisht si do të dalin me vota në rethin e dyt të zgjedhjeve lokale në Çair.
Gjatë takimit është biseduar edhe për drejtorinë “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe palët janë marë vesh që nëse koalicioni AAA-ASH nuk e merr aty drejtorin, ta ketë postin e dyt më të lart.
Kjo marëveshje vjen para raundit të dyt të zgjedhjeve lokale, edhepse pavarsisht prej rezultatit në Çair, marëveshja mes VMRO dhe koalicionit ASH-AAA për bashkqeverisje në qytetin e Shkupit do të realizohet me siguri.