Arrihet marrëveshje për qetësimin e situatës në Veriu, flamuri i Kosovës prej sot valon edhe më lart në Zubin Potok (Video)
11:06 – Federata Evropiane e Gazetarëve për situatën në Kosovë: Autoritetet të mbrojnë gazetarët Federata Evropiane e Gazetarëve (IFJ) u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbrojnë gazetarët dhe të sigurojnë se mund të raportojnë në mënyrë të sigurtë. Reagimi i tyre vjen pas disa sulmeve ndaj shumë makinave të mediave që po raportonin gjatë ditës së hënë nga komunat në veri të Kosovës.“Gazetarët janë sulmuar dhe automjetet e transmetuesve mediatikë janë vandalizuar në veri të Kosovës. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të mbrojnë gazetarët dhe të sigurojnë se ata mund të raportojnë në mënyrë të sigurt”- thuhet në reagimin e tyre. Gjatë ditës së hënë shumë makina të mediave janë dëmtuar duke u thyer xhamat, shpuar gomat dhe vënë grafite nacionaliste, madje ka pasur edhe djegie të tyre. Aktet e dhunës ndaj mediave janë dënuar nga shumica e vendeve të QUINT-it, qeveria si dhe Organizata të ndryshme. 11:03 – Ekipi i KALLXO.com raporton LIVE nga Leposaviqi 10:42 – Protestuesit në Leposaviq e nisin ditën me muzikë, protestës i prin ish kryetari i Leposaviqit Ish kryetari i Leposaviqit Zoran Todiq gjatë ditës është parë së bashku me pjesëtarin e Listës Serbe Slavko Simiq duke i prirë edhe sot protestës në këtë komunë.Ai në një bisedë me komandantin e ekipit i cili po siguron perimetrin e komunës nga KFOR-i kërkoi që të lirohet objekti i komunës nga kryetari dhe policia. Gjatë bisedës ushtaraku amerikan i thotë Todiq se do të flas me kryetarin por që nuk i premton asgjë nëse kërkesat që u shfaqën nga ai do të plotësohen. Todiq tha se aty janë duke bërë një protestë paqësore dhe nuk duan që të përsëritet situatë sikurse në komunat e tjera. Todiq tha se protestuesit duan që të largohen policia e kryetari nga komuna në mënyrë që punëtorët serb të nisin punën e tyre.“Leposaviqi ka ndaluar së funksionuari”- thotë Todiq gjatë bisedës. KALLXO.com po qëndron në Leposaviq ku ka parë nga afër se disa prej protestuesve kanë që nga mëngjesi i djeshëm që po qëndrojnë në afërsi të komunës së Leposaviqit e te tjerë janë bashkangjitur ndërkohe edhe në mëngjesin e sotëm. Ngjashëm sikurse gjatë ditës së djeshme në Leposaviq situata është e qetë ndërsa komuna vazhdon të qëndroj e blinduar nga pengesat që ka vendosur KFOR-i në orët e hershme të mëngjesit. 10:23 – MPB-ja dhe KFOR-i mohojnë se është arritur marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesveMediat sot kanë raportuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka arritur një marrëveshje me protestuesit për tërheqje të trupave dhe lirim të burgosurve që u arrestuan dje si të dyshuar për sulmet në Zveçan. Por nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës si dhe nga misioni i KFOR-it e kanë mohuar një gjë të tillë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi për KALLXO.com ka demantuar lajmin teksa tha se nuk ka ndonjë marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesve, dhe se informacioni për tërheqjen e trupave dhe lirimin e të burgosurve nuk është i vërtetë. “Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes KFOR-it dhe protestuesve, nuk qëndron. Nuk ka marrëveshje të tillë. Çfarëdo marrëveshje që flet se është arritur mes KFOR-it dhe protestuesve tërheqjen e trupave dhe lirimin e të burgosurve nuk është i vërtetë dhe nuk qëndron”- ka deklaruar Fetoshi për KALLXO.com.Ndërkaq me një bisedë me KALLXO.com, Andera Galienu zëdhënës në KFOR, ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje por as edhe takim për të diskutuar këtë çështje. “Jo KFOR-i nuk ka pasur ndonjë takim me Listën Serbe”- ka deklaruar Galienu.
KFOR-i në veri
30 maj 2023
10:04 – RTV Dukagjini: Flamuri i Kosovës zhvendoset një kat më lart në Komunën e Zubin Potokut Sipas raportimeve të RTV Dukagjinit, flamuri i Kosovës i cili ishte vendosur në Komunën e Zubin Potokut është zhvendosur në një ballkon të katit të dytë.Në një video të publikuar nga kjo media, shihen disa zyrtarë policorë që asistojnë në zhvendosjen e flamurit. Ky veprim është bërë në mënyrë që protestuesit mos ta arrijnë. Më 26 maj ishte larguar flamuri i Serbisë në objektin e Komunës në Zubin Potokut duke u zëvendësuar me atë të Kosovës.