Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00.

Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.

Gjithashtu, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës kanë shqiptuar gjobë ndaj objekteve për shkelje të kryera sipas Ligjit për veprimtari hoteliere.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave përgjegjës do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

sqShqip