May 3, 2024
Maqedoni

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoni për kontrabandë me emigrantë

MPB Maqedoni informon se më datë 14.11.2023 rreth orës 17:50 në autostradën “Miqësia” në segmentin Tabanoc – Kumanovë, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Sopot, e kanë arrestuar M.M.(34) nga Republika e Serbisë.

“12 emigrantë nga Nepali janë gjetur në një “Volkswagen Passat” me targat e një automjeti tjetër, të cilin ai drejtonte”.

“M.M. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.