May 27, 2024
Kosovë

Arrestohet një burrë, bashkëjetonte me një vajzë të mitur nën 18 vjet

Është arrestuar një burrë në Prizren pasi që dyshohet që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare.

Përndryshe e mitura më datë 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv