April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet një banor i Studeniçanit për vuajtjen e dënimit me burg

Nëpunës policor dje kanë privuar nga liria një person nga Studeniçani i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Dje në orën 05:25 në f. Studeniçan të Shkupit nga nëpunës policor të Ekipit operativ hetues dhe Njësisë për polici intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin M. A (38) nga Studeniçani i cili është kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh e 10 muaj në SHNP Idrizovë, lidhur me nenin 215 të KP të RMV-së”, theksojnë në MPB.

Personi në fjalë do t’i dorëzohet Institucionit ndëshkues përmirësues.