May 11, 2024
Rajon - Botë

Arrestohet ish-presidenti i SHBA Donald Trump

Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago. Lajmin e raporton CNN.

Por sipas mediave të huaja, mos prisni që ish-presidenti ta kalojë natën në burg, të paktën jo ende. Sipas CNN, Trump pritet të lirohet me “njohje personale” – në thelb një premtim se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit.

Avokatët e Trump dhe ndihmësit të tij Walt Nauta, do të paraqiten në gjykatë në emër të tyre.