Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi publik se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar Fatmir Shehollin, me dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh,” shkroi Sveçla.

Ministri kërkoi trajtim serioz institucional për këtë rast, duke e cilësuar si një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.

Ai shtoi se individë të tillë kanë pasur qasje të gjerë në hapësira mediatike, ndërsa kanë bashkëpunuar me akterë që synojnë të minojnë shtetin dhe progresin e tij.

Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)
Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
Mëso më shumë
“Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale,” përfundoi Sveçla.

sqShqip