Policia ka arrestuar një 34 vjeçar për shkak të kërcënimit ndaj kreut të komunës së Zhelinës. Sipas njoftimit të MPB-së një ditë më parë në fshatin Strimnicë, zyrtarët policorë e kanë arrestuar personin me inicialet F.B, në bazë të denoncimit se rreth orës 10 në hapësirat e komunës së Zhelinës me mjet të mprehtë ka kërcënuar Blerim Sjediun, kryetar i komunës së Zhelinës. Sipas njoftimit të policisë ai është mbajtur në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ketë kallëzim përkatës.
“Më 02.01.2026 në ora 17:45 në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria F.B. (34) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, me një mjet të mprehtë ka kërcënuar B.S. (40) nga fshati Kopançindoll, kryetar i komunës së Zhelinës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim e SPB-Tetovë. /Alsat.mk


